image CNN promovon Kosovën dhe Shqipërinë për sezonin turistik 2022, kjo është arsyeja - Sinjali

CNN promovon Kosovën dhe Shqipërinë për sezonin turistik 2022, kjo është arsyeja

news image

Kosova, Shqipëria dhe Bosnja janë tri vende të rajonit të cilat sugjerohen për turizëm, në sezonin veror të këtij viti.

Ky sugjerim vjen ngase vendet e lartcekura konsiderohen si zona me rrezik të ulët nga pandemia COVID-19.

Njerëzit që duan të bëjnë një udhëtim në Evropë, por duan të shmangin destinacionet me rrezikun më të lartë, kanë vetëm disa zgjedhje: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, të gjitha në Gadishullin Ballkanik ose Armenia, në rajonin malor të Kaukazit”, shkruan CNN.

CNN bazohet në analizat e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të cilat kanë kategorizuar vende në katër nivele, sipas rrezikshmërisë nga COVID dhe masave anti-COVID.

Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve nuk shtuan asnjë destinacion të ri në kategorinë e nivelit 4 të rrezikut më të lartë për udhëtime.

Në fakt, shtatë destinacione në Azi dhe Karaibe u zhvendosën në kategorinë me rrezik më të ulët të CDC-së për udhëtime gjatë pandemisë, që është Niveli 1.

Por pjesa më e madhe e vendeve të Evropës mbeten ende në Nivelin 4, pra me rrezik të madh.

Mbretëria e Bashkuar, për shembull është në nivelin 4 që nga 19 korriku 2021.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin