image Çmimi i naftës shënon nivelin më të lartë në katër javët e fundit

Botë

Çmimi i naftës shënon nivelin më të lartë në katër javët e fundit

news image

Çmimet e naftës bruto kanë shënuar rritje të ndjeshme, duke arritur nivelin më të lartë në katër javët e fundit, ndërsa tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vazhdojnë të përshkallëzohen.

Rritja e çmimeve vjen pas shkëmbimit të sulmeve mes Uashingtonit dhe Teheranit, si dhe vendimit të SHBA-së për të rivendosur një bllokadë detare ndaj Iranit, duke rritur shqetësimet për furnizimin global me naftë.

Nafta bruto Brent është rritur me 3.79 dollarë për fuçi, duke arritur në 87.08 dollarë për fuçi, ose 4.55 për qind më shumë. Ky është niveli më i lartë i regjistruar që nga 12 qershori.

Tregjet ndërkombëtare të energjisë po reagojnë ndaj pasigurisë së krijuar nga përplasjet ushtarake dhe tensionet rreth rrugëve kryesore të transportit të naftës, veçanërisht në rajonin e Gjirit Persik.

SHBA-ja dhe Irani kishin nënshkruar një memorandum mirëkuptimi më 17 qershor, me synimin për t’i dhënë fund konfliktit, ndërsa palët ishin angazhuar në negociata për arritjen e një marrëveshjeje të përhershme paqeje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/