Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin shtator 2022, ku del se norma vjetore e inflacionit në muajin shtator 2022 është 12.7%.
Ngritje më së shumti është vërejtur të lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet e të tjera në 60.2%.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 12.7% në muajin shtator 2022, krahasuar me muajin shtator 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (60.2%)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.