image "Çmenduria" e fansave të Rina Balajt

Bota e Yjeve

“Çmenduria” e fansave të Rina Balajt

news image

Rep-artistja e njohur dhe shumë e përfolur shqiptare, Rina Balaj së fundmi është zënë në befasi nga fansat e saj. Kjo për shkak se njëri nga ta ka vendosur të bëjë tatuazh fytyrën e artistes në dorën e tij.

Rina ka zgjedhur rrjetin social, Instagram që t’i thotë fansave të ndalojnë së bëjnë fytyrën e saj tatuazh, transmeton Sinjali.

Oh Zoti im, ndaloni” si dhe “Nuk doja ta publikoja këtë fotografi, por ja vlejti” ka shkruar ajo sipër fotografive të publikuar.

Rina Balaj është duke shijuar suksesin e këngës “Ideal” që është në bashkëpunim me Koston. Kënga është publikuar më 21 korrik dhe deri më tani numëron mbi tre milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/