Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm.
Ardian M Asllani, para pak orësh ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram, teksa shihet se vozitësi i veturës BMW ka arritur shpejtësinë mbi 240 km/h.
Përkundër përpjekjeve të policëve të trafikut për ta ndaluar veturën, shoferi i saj ikën me shpejtësi, përderisa dikush dëgjohet duke i sharë keq policët.
Nuk dihet lokacioni i saktë se ku ka ndodhur ky rast dhe nëse policia e ka identifikuar personin që e bëri këtë veprim.
Ndërkohë, Gazeta Sinjali raportoi dje se brenda tetë muajve në Kosovë si pasojë e aksidenteve kanë humbur jetën 45 persona.
Policia e Kosovës vazhdimisht bën apel te qytetarët për respektimin e rregullave të komunikacionit. /Gazeta Sinjali/