image Clinton: Albright më pyeti: “Çfarë bote do t’iu lëmë nipave dhe mbesave tona?”

Botë

Clinton: Albright më pyeti: “Çfarë bote do t’iu lëmë nipave dhe mbesave tona?”

news image

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, në fjalimin e tij të mbajtur në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares së shtetit, Madeleine Albright, e ka kujtuar bisedën e fundit që kishte me të, dy javë para se ajo të vdiste.

Clinton tha se Albright e kishte pyetur atë se çfarë bote do ta kenë nipat dhe mbesat e tyre.

“Biseda e fundit ishte dy javë para se të vdiste. E pyeta si je? Si po ndihesh? Ajo më tha kam një mjek të mirë, po bëj gjithçka që po më thotë dhe ajo çka do të ndodhë do të jetë rezultati më i mirë që do ta marr, pra kam kujdesin e duhur”.

“Po çfarë bote do t’iu lemë nipave dhe mbesave tona? Kjo është gjëja më e rëndësishme”.

“Nuk do ta harroj kurrë këtë bisede. Ishte e përkryer Madeleine. Çfarë do të ndodhë me nipat dhe mbesat tona? A do ta kemi lirinë? A do ta kemi demokracinë?”.

Ish-presidenti i ShBA-së theksoi se Albright, ndonëse në momentet e fundit të jetës së saj, ishte e gatshme të vihej në mbështetje të luftës në Ukrainë.

“Madeleine kishte marrë vendim që me frymën e saj të fundit, ajo do të shkonte e veshur, e gatshme në këtë rast në mbështetje të presidentit Biden dhe të gjithë amerikanëve në ndihmë të Ukrainës”.

Ish-sekretarja Madeleine Albright vdiq më 23 mars.

/GazetaSinjali/