image Ivica Daçiq: Clinton dhe Albright dy armiqtë më të mëdhenj të Serbisë

Rajon

Rajon/ Ivica Daçiq: Clinton dhe Albright dy armiqtë më të mëdhenj të Serbisë

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq po i konsideron ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretaren e Shtetit Madeleine Albright si dy armiqtë më të mëdhenj të Serbisë, shkruan Sinjali.

Ai ka thënë se Clinton dhe Albright kanë janë sjellur keq me serbët gjatë vitit 1999. Thotë se ata dy kanë zgjedhur Serbinë ta kenë armik.

“Se si janë sjellë me popullin tonë demokratët në erën e dinastisë Clinton e kemi ndjerë shumë mirë në lëkurën tonë më 1999. Ata e kanë zgjedhur për armik Serbinë dhe jo ne”, ka thënë Dacic për Novosti.

Daçiq madje ka shtuar se është qesharake që shqiptarët të mbështesin aq shumë Hillary Clinton, ndërsa kur serbët provojnë të organizohen për mbështetje ndaj Trump, konsiderohet si ndërhyrje në punët e Amerikës.

“Kur shqiptarët e mbështesin në mënyrë të organizuar Hillary Clintonin dhe kur me emrin e saj i pagëzojnë madje edhe butikët, atëherë ky është qëndrim legjitim, ndërsa kur unë e përmendi si ide mundësinë që serbët të mbëbshtesin në mënyrë të organizuar Trumpin atëherë kjo konsiderohet si ndërhyrje në punët e brendshme të Amerikës. Vërtet qesharake”, ka deklaruar ai./Sinjali/