image Vjosa Osmani takohet me Albright: Shpëtimtarja jonë në kohët më të rënda

Kosovë

Vizitë/ Vjosa Osmani takohet me Albright: Shpëtimtarja jonë në kohët më të rënda

news image

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani ka takuar ish-sekretaren e shtetit amerikan, Madeline Albright.

Osmani përmes një postimi në Facebook ka thënë se Albright ka qenë shpëtimtarja jonë në kohët më të vështira.

“Nder i veçantë të përfundojë vizitën time në SHBA me një takim shumë të përzemërt me ish-Sekretaren e Shtetit, znj.Madeline Albright, e cila përveç që u shndërrua në shpëtimtaren tonë në kohët më të rënda, poashtu ka frymëzuar shumë gra anekënd globit që mos të dorëzohen kurrë para sfidave që dalin përpara”, ka shkruar Osmani.

Ditë më parë Osmani ka takuar edhe Matthew Palmer, senatorin Ron Johnson, e zytarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë./Gazeta Sinjali/