image Për çka u akuzua dhe pse u lirua Numan Baliq?

Kosovë

Dokument/ Për çka u akuzua dhe pse u lirua Numan Baliq?

news image

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-zëvendësministër në qeverinë “Haradinaj”, Numan Baliq, i akuzuar për veprën penale “Ngacmimi”, para pak ditësh është liruar nga aktakuza. Aktgjykimin e ka siguruar Sinjali ndërsa në vijim të këtij teksti mund ta lexoni historinë e përpjekjes së tij për martesë me një të mitur dhe arsyet e lirimit.

Ndonëse është kirurg me profesion, kur i lexon vargjet e dashurisë të cilat prokuroria pretendon se i janë dërguar një të miture të japin përshtypje që Numan Baliq është poet. Në letrat e dashurisë, ai kishte përdorur edhe teori të mjekësisë se si njeriut i përshpejtohen të rrahurat e zemrës kur është i dashuruar. Në një moment, sipas prokurorisë, ai të miturës i kishte shkruar “Unë të garantoj se ti je e dashuruar dhe a mund të matësh të rrahurat e zemrës tënde në minutë, dhe të më shkruash se sa i ke të rrahurat”.

Sipas aktakuzës, ai ka ngacmuar praktikanten e Spitalit Rajonal të Pejës duke i shkruar mesazhe në telefon dhe dërguar letra.

Mesazhi vijonte “sonte ke qenë shumë e zhveshur të janë parë në tërësi krahët”.

Kur e mitura S.M nuk ia kthente mesazhet, babai i nëntë fëmijëve Baliq, e sugjeronte të lajmërohej duke i shkruar: “Bëhu e mirë dhe e mençur, lajmërohu”.

Sipas deklaratës së nënës së vitimës, Baliq, planifikonte të kishte një fëmijë me S.M, respektivisht një djalë.

Ngacmimi kishte shkuar deri aty sa Numan Baliq i kishte dhënë një letër A.K për t’ia përcjellë S.M (kjo e fundit e ka vajzë të dajës A.K), në të cilën shkruante “E dashur S, unë e di se ti je besimtare, unë të dua shumë, prandaj unë dua të martohem me ty”.

Por, sipas deklaratës së S.M, kur ajo ka pranuar letrën nga A.K, në të cilën përmendej martesa e kishte grisur.

Kirurgu ia gjenë vajzës edhe Instagramin. Sipas deklaratës së saj, Numan Baliq i kishte shkruar kinse nëna e saj është pengesa e kësaj dashurie, se i mungon atij dhe përkundër të gjithave duhet të jenë bashkë.

Vajza kishte deklaruar se mesazhet nuk i ka fshirë, ndërsa sipas saj, Baliq i kishte fshirë për shkak të gruas.

Rasti ishte paraqitur në Polici në shtator të vitit të kaluar. Madje sipas deklaratës së nënës së vajzës S.M, Baliq i kishte thënë asaj që do t’ia martonte vajzën dhe do të lindë djalë me emrin J.

Gjithnjë sipas deklaratave në aktgjykim, nëna e S.M, i kishte thënë Baliqit që është 43 vjet më i vjetër se vajza e saj dhe “do të mund të ishte prindi i saj” e në asnjë mënyrë të martohej.

Pas aktakuzës Numan Baliq ishte suspenduar nga puna, si kirurg në Spitalin Rajonal të Pejës. Ndërsa me 7 gusht Gjykata nuk ka arritur të vërtetëojë fajësinë e tij, i njëjti është liruar nga aktakuza.

Pas gjithë asaj që është dëgjuar e është thënë “me asnjë provë dhe assesi nuk është provuar fajësia e të pandehurit”, thuhet në aktgjykim.

Më poshtë disa nga arsyet e lirimit të Baliq sipas Aktgjykimit:

Nga gjithë shkresat e lëndës, nëse veç janë thëniet e tij vërtetë, ka folur thënë, shkruar, komentuar, lavdëruar dhe mbase edhe dëshiruar por jo ngacmuar, frikësuar, lënduar.

Pala tjetër ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Apelit./Sinjali/