image Çka pritet të ndodh sot?

Ngjarjet/ Çka pritet të ndodh sot?

news image

Ngjarjet kryesore sot.

Ministri Integrimit Evropian, Blerim Reka pret në takim shefen Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova. (Ndërtesa e Qeverisë, kati IX, ora 09:00).

Kryeministri Albin Kurti takon kryeministrin Edi Rama. (Pallati i Brigadave në Tiranë, ora 09:00, në ora 10:00 mbahet konferenca).

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, viziton punimet në rrethrrotullimin në Veternik. (Rrethrrotullimi në Veterrik, ora 09:30).

Në Ditën Ndërkombëtare të Numrit Emergjent 112, mbahet tryeza “Sfidat në zbatimin e Ligjit për Shërbimin Emergjent Mjekësor”. (Hotel “Prishtina International”, ora 10:00).

Promovohet pulla jubilare postare me rastin e 50-vjetorit të Universitetit të Prishtinës. (Salla e Senatit të Universitetit të Prishtinës, ora 10:00).

Kryeministri Albin Kurti takon kryetarin e Kuvendit shqiptar, Gramoz Ruçi. (Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, ora 10:45).

Rrjeti i Grave në Arsimin e Lartë dhe Shkencë mban konferencën “Këmbëngulësia e Grave në Arsimin e Lartë dhe Shkencë”. (Biblioteka Qendrore e Universitetit në Institutin e Historisë, ora 11:00).

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim përfaqësues të UNICEF-it. (Zyra e kryetarit të Gjilanit, ora 11:00).

Mbhet konferenca për media lidhur me përfitimet e studentëve nga fondi “Pak nga ne, shumë për ata”. (Zyra e kryetarit të Gjilanit, ora 11:30).

Mbahet ligjërata speciale nga ish-kongresisti, Jerry Weller, me temën “Politika aktuale amerikane”. (Qendra Mediale e Kolegjit “AAB” në Fushë-Kosovë, ora 11:00).

Kryeministri Albin Kurti takohet me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. (Presidenca e Republikës së Shqipërisë, ora 11:20).

Kryeministri Albin Kurti takohet me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. (Bashkia e Tiranës, ora 11:55).

Mbahet akademi përkujtimore për dëshmorin, Idri Rrezaj. (Teatri Kombëtar, ora 12:00).

Kryeministri Albin Kurti takon kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (Selia e PD-së, ora 12:20).

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe përfaqësues të MMC nënshkruajnë memorandimin e mirëkuptimit për renovimin e disa shtëpive në Gjilan. (Zyra e kryetarit të Gjilanit, ora 12:30).

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca pret në takim homologun e tij italian, Luigi Di Maio.(Ndërtesa e MPJ-së, ora 14:00).

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, mban mbledhje të jashtëzakonshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S 1, ora 14:00).

Përfaqësuesja e Kosovës në Karate mban konferencë. (Shtëpia e Sporteve, ora 14:00).

Bëhet rivarrimi i trupit të të zhdukurit gjatë luftës, Habib Grajçevci. (Varrezat e qytetit në Obiliq, ora 15:30).

Instituti D4D organizon diskutimin “Dekonstruktimi i idesë së bashkimit Shqipëri-Kosovë: Çfarë mendojnë qytetarët?”. (“Dit’ e Nat’” në Prishtinë, ora 17:00).

Shfaqet dokumentari “UNIVERSITETI”. (Kino Armata, ora 19:00). /Gazeta Sinjali/