image Çka po ndodhë me PDK në Podujevë, jep dorëheqje edhe një anëtarë i kryesisë

Politikë

Çka po ndodhë me PDK në Podujevë, jep dorëheqje edhe një anëtarë i kryesisë

news image

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë, Bashkim Mustafa ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda kësaj partie.

Lajmin për dorëheqje e ka bërë të ditur vet ai përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, raporton Gazeta Sinjali.

“Të nderuar anëtarë dhe struktura të Partisë Demokratike dega në Podujevë. Pas zhvillimeve të fundit të dorëheqjes së Kryetarit të degës z.Naim Fetahu, unë Bashkim Mustafa jap dorëheqje nga gjitha pozitat brenda Partisë Demokratike, dega në Podujevë edhe si anëtar i Kryesisë së degës në Podujevë”, ka shkruar Mustafa.

Ky njoftim vjen pas dorëheqjes së kryetarit të Degës së PDK-së në Podujevë, Naim Fetahu, i cili ishte edhe kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 29 nëntorit.

/Gazeta Sinjali/