image “Çka po fshehin?”, Musliu flet për kundërshtimin e VV-së për të hetuar rritjen e çmimit të rrymës

Politikë

“Çka po fshehin?”, Musliu flet për kundërshtimin e VV-së për të hetuar rritjen e çmimit të rrymës

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është duke u frikësuar nga votimi pro themelimit të Komisionit parlamentar për hetimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Musliu ka theksuar se do të zbardhen të gjitha shkeljet ligjore për të cilat pretendon se janë bërë me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Ndodhi ajo që nuk pritej, për herë të parë mohohet e drejta për themelimin e një Komisioni hetimor parlamentar. Nuk e di nga çka po frikësohen, kjo është e pafalshme do t’u kushtojë politikisht. Ky është një veprim i papritur dhe antikushtetues, nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Kosovës që të pengohen 40 nënshkrimet për ta themeluar një komision hetimor për çka do qoftë ai”, deklaroi ajo në Klan Kosova.

Po të isha kryeministri Albin Kurti, do të bëja ftesë që ai Komision të themelohet dhe të zbardhen të gjitha shkeljet që kanë ndodhur me energjinë elektrike në Kosovë. Nëse vazhdon pushteti t’i ik përgjegjësisë dhe ta shtyjë themelimin, e konsideroj se aty ka diçka për të fshehur, nuk do të ndalemi derisa ta realizojmë themelimin e Komisionit”, ka thënë Musliu.

Tutje, ka shtuar se PDK-ja do të shkojë deri në fund që sipas saj të bëhet e qartë se çfarë ka ndodhur me procesin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

/GazetaSinjali/