image Cili është qëllimi dhe synimi i Samitit për Demokraci me planin qindra miliona dollarësh

Cili është qëllimi dhe synimi i Samitit për Demokraci me planin qindra miliona dollarësh

news image

Në fjalimin hapës të Samitit të parë të Demokracisë Amerikane nga presidenti amerikan, Joe Biden morën pjesë mbi 100 mijë liderë botëror, zyrtarë të shoqërisë civile dhe sektorit privat.

Samiti është mbajtur në formë online për shkak të pandemisë, ku pritet të zgjasë dy ditë. Samiti ka për qëllim luftën kundër korrupsionit në nivel global, mbrojtjen ndaj aktiviteteve autoritare si dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Synohet që përmes planit, Shtetet e Bashkuara të mbështesin mediat e lira dhe të pavarura, të luftojnë korrupsionin, të forcojnë reformat, të avancojnë teknologjinë për demokracinë dhe të mbrojnë zgjedhjet dhe proceset politike të lira dhe të ndershme.

Biden është shprehur për trendet e demokracisë, duke thënë se janë duke shkuar në drejtim të gabuar, prandaj sipas tij, demokracia ka nevojë për kampionë. Sipas tij, ripërtëritja e demokracisë kërkon “përpjekje të vazhdueshme”.

Gjithashtu, për fund ai ka bërë të ditur se për vitin e ardhshëm, ShBA-të planifikojnë të japin 424.4 milionë dollarë për Iniciativën Presidenciale, duke punuar me Kongres dhe në varësi të disponueshmërisë së fondeve. “Këto përpjekje do të përqendrohen në pesë fusha të punës”, tha ai.

“Demokracia nuk ndodh aksidentalisht. Ne duhet ta ripërtërijmë në çdo gjeneratë dhe sipas meje, kjo është çështje urgjente për të gjithë ne”, theksoi presidenti.

Ndërkohë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mbajtur një fjalim teksa ka pohuar para liderëve ndërkombëtar se demokracia është në themelet e shoqërisë kosovare, e cila është rrënjosur thellë në luftën tonë historike për liri dhe të drejtat e njeriut.

/GazetaSinjali/