image Çka ndodhi natën e Vitit të Ri? - policia publikon raportin

Kosovë

Siguri/ Çka ndodhi natën e Vitit të Ri? – policia publikon raportin

news image

Nata e ndërrimit të motmoteve këtë vit ka kaluar më qetë dhe me më pak incidente sesa vitet e kaluara.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se këtë vit janë shënuar me pak incidente dhe aksidente trafiku.

“Gjatë natës së festës së vitit të ri (2019/2020), situata kryesisht ka qenë e qetë, dhe më me pak incidente se vitet e kaluara, përjashtuar disa incidente të raportuara në Policinë e Kosovës, që kryesisht kanë qenë lëndime të lehta trupore si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike, incident zjarri, armëmbajtje pa leje dhe dëmtim prone”, thuhet në komunikatë.

Sipas Policisë, gjatë festës së vitit të ri nuk ka pasur asnjë aksident me fatalitet.

“Sa i përket sigurisë në trafikun rrugor, fatmirësisht nuk është evidentuar asnjë aksident me pasoja fatale, përveç atyre me dëme materiale dhe lëndime”, njofton Policia e Kosovës./Gazeta Sinjali/