image Çka do të ndodhë sot në vendin tonë?

Kosovë

Kosovë/ Çka do të ndodhë sot në vendin tonë?

news image

Shoqata e Onkologëve të Kosovës dhe Shoqata e Onkologëve të Shqipërisë organizojnë konferencën e parë mbarëkombëtare për kancerin e gjirit. (Hotel “Emerald”, ora 09:00)

Këshillit Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e rregullt. (Ndërtesa e KGJK-së, ora 10:00) 

Mbahet Konferenca Shkencore “Marrëdhënia dhe ndërveprimi midis Zhvillimit ekonomik dhe Menaxhimit të emergjencave”. (Instituti Albanologjik, ora 10:00)

Përurohet libri “Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e Kosovës” i autorit Kolonel Kemail Shaqiri. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

Filarmonia e Kosovës mban koncert për fëmijët e moshave 7 deri 11 vjeç, respektivisht fëmijët e shkollave fillore. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 12:00)

Mbyllet fushata “Menaxhimi i substancave të rrezikshme 2019”. (Hoteli “Sirius”, ora 13:45)

Mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të monitorëve për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit në Prishtinë. (Sheshi “Nënë Tereza”, 13:30) 

Komuna e Gjilanit organizon festën tradicionale të falënderimeve “Darka e Lamës”. (Hotel “Kristal” në Gjilan, ora 16:00)

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Seksioni i Arteve organizon ekspozitën Agim Çavdarbasha. (Galeria e Akademisë, ora 19:00)