“MUTE Foundation”, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe FSK-në, organizojnë nisjen e kamionëve me dhurata për fëmijë, të cilat janë mbledhur në kuadër të projektit “unë/ty, dashuri në paketë”. (Shkolla Matematikore në Emshir, ora 09:00)
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, mbanë konferencë të përbashkët me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:30)
BIRN Kosova organizon tryezën në lidhje me borxhin publik, si dhe kapacitetin e institucioneve për t’i menaxhuar kreditë. (Hotel “Sirius”, ora 09:45)
Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK) mban konferencën “Gjithëpërfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)
“Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” organizon tryezën me temën “Rritja e numrit të lindjeve me prerje cezariane në Kosovë”. (Qendra “ORION”, ora 10:00)
Mbahet konferencë si dhe do të zhvillohet protestë 15 minutëshe. (Para objektit të MKRS-ës, ora 10:00)
Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, marrë pjesë në Konferencën përmbyllëse të projektit “PËR NJË JETË TË SHËNDETSHME, PA QESE PLASTIKE”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, viziton pikën kufitare në Glloboqicë, për të përcjellë ushtrimin e përbashkët të Njësive të Specializuara të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. (Pika kufitare në Glloboqicë, ora 11:00)
Organizata ÇOHU publikon raportin “Online Media Monitor – përmbledhje e shkeljeve të etikës së gazetarisë në medie online në periudhën 2018-2019”. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)
“Anibar” prezanton pasqyrën e vitit të parë të iniciativës “Hapësirat kulturore të Kosovës”. (Shtëpia e Evropës, ora 11:00)
Punëtorët teknik të Universitetit të Prishtinës dhe punëtorë e sigurimit fizik të UP-së protestojnë në shenjë pakënaqësie për pagën e tyre të ulët. (Para Rektoratit të UP-së, nga ora 10:00 deri 11:00)
Përurohet objekti i ri shkollor në Dumnicë. (Shkolla “Bajram Curri” në Dumnicë të Mesme, Vushtrri, ora 11:00). /Gazeta Sinjali/