image Çka do të ndodhë sot në vendin tonë?

Kosovë

Kosovë/ Çka do të ndodhë sot në vendin tonë?

news image

Zyra e BE-së në bashkëpunim me Këshillin e Evropës organizojë tryezën “Projektit kundër krimit ekonomik në Kosovë”. (Hoteli “Swiss Diamond”, ora 09:15)

Zyrtarja për Demokraci dhe Qeverisje e USAID-it në Kosovë, Christina Davies flet në hapjen e konferencës “Rritja e Transparencës së Gjyqësorit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 09:30)

Mbahet tryeza “Sinjalizuesit në luftën kundër korrupsionit në prokurim publik”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

UBT dhe Radio Deutsche Welle mbajnë debatin “Degradimi i mjedisit dhe qasja e medias ndaj mjedisit”. (Kampusi i UBT-së, ora 11:00)

Instituti për Trajnime Zhvillimore (TDI) organizon ceremoninë e ndarjes së çertifikatave për studentët që i kanë përfunduar me sukses kurset të Koslift. (RIT Kosova (A.U.K), ora 11:30)

Komisioni i Garave do të bëjë tërheqjen e shortit për fazën çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës. (Selia e FFK-së, ora 12:00) 

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK organizon tryezën “Sigurimet Shëndetësore po fillojnë ?!” (Hotel “AFA”, ora 12:00)

Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Salla e takimeve KGJK-së, 13:30)

Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno do të flasë në ngjarjen e shënimit të sukseseve të aktivitetit të USAID-it “Fuqizimi i Sektorit Privat”. (Hotel “Emerald”, ora 13:30)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie me temë: “Lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme: Ku qëndron Kosova?”. (Qendra e konferencave “Orion”, ora 14:00)

Kolegji “Heimerer” organizon tryezë e diskutimi me temën “E tashmja dhe e ardhmja e Sistemit Informative Shëndetësor në Kosovë”. (Kolegji “Heimerer”, ora 14:00)

Promovohet libri “Dashuria për vatër dhe atdhe nuk shuhet kurrë” të autorit Behram Hoti. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 15:00)