Ngjarjet e datës 11 Tetor 2021
– Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban konferencë për media. (Para zyrës së Degës, te Qafa, ora 8:00)
– Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të vizitojë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për të bërë pranimin e automjetit për vaksinim nga Ministria e Shëndetësisë, i cili do të dorëzohet nga zv/ministri Arsim Berisha. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 9:00)
– Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban dëgjim publik për Projektligjin për Gjykatën Komerciale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)
– Mbahet takimi i 204-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)
– Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)
– KFOR-i Italian në Kosovë në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit organizon Koncert Ceremonial me rastin e përmbylljes së mandatit njëvjeçar. (Kino-Lumbardhi në Prizren, ora 13:30)
– Një grup qytetarësh protestojnë para Ambasadës së Gjermanisë për shkak të vështirësive për caktimin e një termini për viza pune në Gjermani. (Para Ambasadës së Gjermanisë, ora 14:00)
– Mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:00)
– Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:30)
– Partia Demokratike, dega në Skënderaj mban tubimin madhështor. Merr pjesë edhe Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi. (Shtëpia e Kulturës, ora 17:00)
– Mbahet konferenca për media e Kombëtares së Gjeorgjisë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)
– Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Gjeorgjisë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:00). /Gazeta Sinjali/