Ngjarjet e datës 25 Gusht 2021
– Qendra Burimore për Personat e Zhdukur organizon forumin “Nevoja për
de-politizim të çështjes së personave të zhdukur!” organizuar me rastin e
Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë. (Hotel Amazona në
Milloshevë, ora 9:30)
– Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës organizojnë protestë, duke
marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.
(Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)
– Organizatorët e Festivalit te vjelës së rrushit “Hardh Fest” organizojnë konferencën
për media, ku do të shpaloset programi dhe Line-up i edicionit të 20.
(Restoranit Rockuzinë në lagjen Dragodan ora 11:00)
– Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pret në takim Ministrin e Drejtësisë
të Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq, ku pas takimit, do të nënshkruajnë
marrëveshje në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar. (Ministria e
Drejtësisë, ora 11:00)
– Në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike të QKUK-së, do pranohet
donacioni në vlerë 65 000 dollarësh nga Rotary Club Prishtina, në të cilin
përfshihen pajisje për kabinetin e urodinamikës. (Klinika Kirurgjisë
Pediatrike të QKUK-së, ora 11:00)
– Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet kompanisë SPEEX dhe Gjimnazit
“Eqrem Çabej” në Vushtrri, për ofrimin e praktikës për nxënësit e gjimnazit në
fushën e telekomunikimit. (Hapësirat e kompanisë SPEEX, rr. “Dëshmorët e
Kombit”, p.n., Vushtrri, ora 11:00).