Ngjarjet e datës 19 Gusht 2021
– Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz bëjnë përurimin e një destinacioni të ri. (Nashec, ora 10:00)
– Shoqata “Miqtë e Amerikës” organizojnë festimin e ditëlindjes së 75 të Presidentit Bill Clinton. (Lokalet e Gjimnazit “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë, ora 11:00)
– Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Zyrat e Selisë Qendrore të PDK-së, ora 13:00)
– Mbahet akademi përkujtimore për mjekun e njohur në Anamoravë Dr. Feti Hetemi, i cili humbi jetën nga Covid-19. (Shtëpia e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, ora 16:30)
– Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me banorët në fshatin Korishë për të diskutuar rreth hartimit të buxhetit për vitin 2022, në mënyrë që të pranojë propozimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale. (Shkolla fillore në Korishë, ora 17:00)
– Mbahet ceremonia e rivarrimit të dëshmorit, Muhamet Musli Musliu nga fshati Ozdrim. (Varrezat e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt, ora 17:00).