image Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Kosovë

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

news image

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2021

– Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca merr pjesë në takimin konstituiv të Komisionit të përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE – Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506, ora 9:00)

– Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale bën përmbylljen e sesionit pranveror dhe përgatitja për sesionin vjeshtor me thekës të veçantë për mirëqenien sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

– Komuna e Prishtinës organizon ceremoninë e pranimit të donacionit të Ambasadës Hungareze në Kosovë, për sektorin e sportit në Komunën e Prishtinës. (Tek Pallati i Rinisë respektivisht afër objektit të ASK-së, ora 10:00)

 – Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

– Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:00)

– Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në ceremoninë e dhurimit të “Tavolinës Teqball”, të dhuruar nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë. (Shkolla fillore “Abdyl Frashëri”, ora 15:00).

/Gazeta Sinjali/