image Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Kosovë

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

news image

Ngjarjet e ditës, 8 korrik 2021.

Handikos dhuron afër 40 pajisjeve ndihmëse (karroca, shëtitore, paterica etj) për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK). (Parkingu te Drejtoria e ShSKUK-së, Prishtinë, ora 09:00).

Kuvendi vazhdon seancën plenare. (Salla e seancave plenare, ora 10:00).

Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 201-të. (Zoom, ora 10:00).

Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me kompaninë PBC sh.p.k., organizojnë konferencën, e cila shënon përmbylljen e projektit “Krijimi i qendrave kreative në shkollat e mesme të Kosovës”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00).

Klubi i Prodhuesve të Kosovës mban punëtorinë “Lehtësimi i tregtisë përmes Operatorëve të Autorizuar Ekonomikë”. (Hotel “Nartel”, Prishtinë, ora 10:00).

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencën për medie, ku do të publikohet analiza me titull “Bordet e politikës” për Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe punën e tyre, me fokus të veçantë procesin e përzgjedhjes dhe emërimit të tyre gjatë vitit 2020. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë, ora 10:00).

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vaksinohet kundër COVID-19. Pas vaksinimit, mban një konferencë për medie, me temë: “Vaksinimin në masë të qytetarëve të Kosovës me vaksinën kundër COVID-19!”. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë, ora 11:00).

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizon tryezën e diskutimit me zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu, me temën ndikimi i Gjykatës Komerciale në nxitjen e investimeve. (Objekti i OEAK, ora 11:00).

Në prag të pjesëmarrjes së ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020, Komiteti Olimpik i Kosovës mban konferencë për medie. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00).

Kryetarja e Përgjithshëm e OSBE-së, njëkohësisht dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, si dhe ndihmëssekretarja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njëkohësisht dhe zëvendësdrejtoresha Ekzekutive e UN Women, Asa Regner, mbajnë konferencën për medie. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 13:40).

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, nënshkruajnë marrëveshjen për ndërtimin e Qendrës Kulturore Turke në Prizren. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 14:30).

Bëhet përurimi i nënkalimit kryesor për vetura dhe këmbësorë në qendrën e qytetit të Ferizaj, i njohur me emrin simbolik “Bashkimi i Qytetit”. (Komuna e Ferizajt, ora 20:30)./Gazeta Sinjali/