image Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Kosovë

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

news image

Ngjarjet e ditës, 1 korrik 2021.

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00).

Instituti Pedagogjik i Kosovës prezanton rezultatet e projektit hulumtues me temën “Shkathtësitë gjuhësore të nxënësve kosovarë të moshës 15-vjeçare dhe shkaqet e performancës së dobët në testin PISA, me fokus në ndikimin e mësimdhënësve të ciklit fillor dhe të ambientit akademik në të cilin zhvillohen ata”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë, ora 10:00).

Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të polisimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror, zyrtarët e parë nga Njësitë Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësia për Kontroll të Autostradave (NJKA), udhëtojnë për në Shqipëri. Mbahet konferencë për media para nisjes. (Pika e Kalimit Kufitar, Vërmicë, ora 10:00).

Kuvendi i Komunës së Prizrenit mban mbledhjen e rregullt për vitin 2021. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 10:00).

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për media mbi temën “Vlerësimi i 100 ditëve të para të Qeverisë Kurti II”. (Zyra e GLPS-së, rr. “Rexhep Luci”, Prishtinë, ora 11:00).

Mbahet “Parada e Krenarisë”. (Prishtinë, Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:00).

Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, prezanton shfaqjen forum teatër dhe ekspozitën e klubit teatror të të rinjve të Skenderajt me titull “Fytyra e vërtetë”. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, ora 12:00).

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të publikojë raportin e përvitshëm “Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve – 2020”. (Prishtinë, Hotel Sirius, ora 15:00)./Gazeta Sinjali/