image Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Kosovë

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

news image

Ngjarjet e ditës së sotme.

Në orën 10:00: Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor organizon debat publik për “Draft – Rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e hapësirave publike për parkim dhe largimin e automjeteve të parkuara në mënyrë jo të rregullt  si dhe organizimin e vendparkingjeve private në Komunën e Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, Prizren)

Në orën 10:00: Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban Dëgjimi publik lidhur me ecurinë e nxjerrjes së akteve nënligjore të parapara në Ligjin nr. 06/L-084 për Mbrojtjen e Fëmijës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

Në orën: 10:00: Mbahet ceremonia e inaugurimit të punimeve në kuadër të projektit “Subvencione për Eficiencë të Energjisë -SEEK”, implementuar nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (Millennium Challenge Corporation-MCC). (Lipjan)

Në orën: 11:00: Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton ecurinë e konkursit për zgjedhjen e Drejtorit të Agjencisë kundër Korrupcionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

Në orën 11:00: Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale bën përgatitjet për tryezën për të drejtat dhe sigurinë e pacientëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

Në orën: 11:00: Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi mban takimin e parë  publik me qytetarë për punën në gjashtë (6) mujorin e vitit 2021. (Salla e Kuvendit komunal) /Gazeta Sinjali/