image Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Kosovë

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

news image

Ngjarjet e paralajmëruar për ditën e sotme, 18 maj 2021.

Në kuadër të Javës Nacionale të Sigurisë Rrugore,“Marakli t’Biciklave” dhe Policia e Kosovës shpërndajnë broshura informative për ngasësit e automjeteve. (Stacioni i Policisë Jug, ish-hotel “Victory”, Prishtinë, ora 09:00).

Komisioni për Ekonomi dhe Industri shqyrton vendimin e Qeverisë për kryetar dhe anëtarë të Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare – ARKEP dhe raportin vjetor të AKK-së për 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00).

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Komisioni për Arsim shqyrtojnë raportin e auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”. Merr pjesë ministrja Arbërie Nagavci. Po ashtu shqyrtohet raporti i auditimit të performancës “Procesi i licencimit të shfrytëzuesve të mineraleve ndërtimore e industriale dhe mbrojtja e ambientit nga kjo veprimtari”. Të ftuar, ministri i MMPHI dhe KPMM. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00).

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, takohet me homologun e tij nga Shqipëria, Niko Peleshi. (Ministria e Mbrojtjes, ora 10:30).

Misioni EULEX prezanton raportin special për ndikimin e COVID-19 në sundimin e ligjit në Kosovë. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 11:00).

Organizata ETEA publikon raportin hulumtues “Fakulteti i Edukimit si parakusht për cilësinë e arsimit paraunversitar në Kosovë”. (Kinema “Armata”, Prishtinë, ora 11:00-12:40).

Java Globale e Sigurisë Rrugore vazhdon me një marshim me fëmijët dhe shpërndarja e maskave te qytetarët bashkërisht me Policinë e Kosovës. (Sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 11:00).

Mbahet ‘Java e Pastrimit me Unitetin”. (Vendnisja nga Ura e Ibrit Mitrovicë, ora 11:00).

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog. merr pjesë në hapjen e muzeut etnografik në Gjilan. (Ish-objekti i Shkollës së Muzikës, Gjilan, ora 11:00).

Organizata People in Need në Kosovë (PIN) organizon ceremoninë e dhënies së granteve për projektet e përzgjedhura përmes një konkursi publik në kuadër të projektit “Fuqizimi i Zërave Lokalë për Zhvillim të Barabartë” (ALVED). (Hotel “Garden”, lagjja “Emshir” Prishtinë, ora 12 :00).

Ekspozohen punimet e pjesëmarrësve, në kuadër të aktivitetit “Arka Arkeologjike dhe Etnologjike”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 12:00).

Komisioni për Legjislacion shpall konkurs për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00).

Komisioni për Bujqësi takohet me Bordin mbikëqyrës të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:00).

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton propozimin për nismën legjislative lidhur me Projektligjin për Mbrojtje nga Dhuna nё Familje. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 13:00).

Kuvendi Komunal i Prizrenit mban mbledhjen e dytë për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024. (Ora 13:00).

Nxënës të gjimnazeve “Sami Frashëri”, “Xhevdet Doda, dhe “Ahmet Gashi” në Prishtinë organizojnë marshin protestues “TRAUMË, JO LOJË”, me pikëtakim te sheshi “Zahir Pajaziti” dhe marshim deri te ndërtesa e Komunës së Prishtinës. (Ora 14:30)./Gazeta Sinjali/