image Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Kosovë

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

news image

Ngjarjet e paralajmëruar për ditën e sotme, 22 prill 2021.

09:15 – Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, mban konferencë për medie të thirrur nga ministri Liburn Aliu për hidrocentralet. (Ura në Brezovicë).

10:00 – Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Berat Rukiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204).

10:00 – Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për medie. (Ndërtesa ish-Rilindja).

10:00 – Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitet me rastin e shënimit të 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës. Marrin pjesë ministrat Nagavci e Çeku. (SHFMU “Hasan Prishtina”, në Prishtinë).

10:00 – Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit. (Objekti i bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”).

11:00 – Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK) Arian Zeka. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204).

11:00 – Let’s Do It Kosova në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, organizon aksion pastrimi për nder të 22 prillit Ditës Ndërkombëtare të Tokës. (Lagja “Arbëria”, Prishtinë).

11:00 – Lëvizja Fol organizon debatin FOL Hapur me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Hotel “Sirius”, Prishtinë).

12:00 – Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”).

12:00 – Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetare e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare Nora Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204).

12:00 – Me rastin e shënimit të Ditës së Tokës, Green Art Center (GAC) dhe Shkolla e Gjelbër, organizojnë aktivitet. (Shkolla e gjelbër, Prishtinë).

14:00 – OJQ “Projekti 5 cent”, për “Ditën e Tokës”, bën mbjellja e 51 fidaneve në oborrin e ShFMU “Ibrahim Rugova”, në Obiliq. Mbjellja e fidaneve do të bëhet nga 51 pjestarët e FSK-së. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, komandanti i FSK-së Rrahman Rama etj. (ShFMU “Ibrahim Rugova”, Obiliq).

14:00 – Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pret në aeroport homologun e saj gjerman Heiko Maas. (Aeroporti “Adem Jashari”, Prishtinë).

15:00 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Presidenca).

16:30 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Objekti i Qeverisë).

17:00 – Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pret në takim homologun e saj gjerman Heiko Maas. (Objekti i MPJ-së)./Gazeta Sinjali/