Me rastin e festës së 28 Nëntorit, Komuna e Drenasit bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Ora 09:30)
Mbahet seancë solemne e kuvendeve Komunale të Drenasit dhe Skenderajt. (Salla e Kulturës në Drenas, ora 11:00)
Vihet gurthemeli i shtatores së Skënderbeut. (Rrethrrotullimi pranë Stacionit të Autobusëve në Prizren, ora 11:00)
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Ora 11:00)
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj nënshkruhet në librin e ngushëllimeve në Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë (Ambasada e Shqipërisë, “Pejton”, ora 11:00)
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, do të nderojë me titullin “Ambasador të Vullnetit të Mirë të Kosovës”, trajnerin e xhudos Driton Kuka dhe kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 11:30)
Përurohen shtatoret e heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari. (Sheshi “Fehmi Lladrovci” në Drenas, ora 12:00)
Komuna e Prizrenit nis ndihmat e grumbulluara për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. (Kazerma e FSK-së në Prizren, ora 13:00)
Zbulohet shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jashari. (Parku i Qytetit të Fushë Kosovës Rr. “Nënë Tereza”, ora 14:00)
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në pritjen për nder të 28 Nëntorit për veteranë, invalidë, familje të dëshmorëve dhe të burgosur politikë. (Hotel “Emerald”, ora 16:00)
Promovohet libri “Suksesi në shitje” i autorit Denis Gafurri. (Libraria “Altera” në Prizren, ora 16:00)