image Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Kosovë

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

news image

Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme, 30 mars 2021.

09:00
Kryesisë së Kuvendit të Kosovës mban mbledhje. ( Kuvendi i Kosovës, Salla C-301).

10:00
Avokati i Popullit lanson strategjinë pesëvjeçare që ka për qëllim të kontribuojë në rritjen e ndikimit në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. (Hotel “Emerald”, Prishtinë).

10:00
Përfaqësuesit e biznesit dhe deputetët diskutojnë për daljen në treg të hapur të energjisë për biznese. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës).

10:00
Zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) dhurojnë gjak për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit. (Zyrat e AKP-së, Prishtinë).

11:00
Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) mban konferencë për medie, prezanton raportin vjetor për vitin 2020. (Objekti i AKK-së, Prishtinë).

11:00
Lëvizja Fol mban konferencë për medie, ku do të publikohet raporti “Reformat e Administratës Publike në Gjendjen e Stagnimit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë).

15:00
Dhomat e Specializuara mbajnë konferencën e tretë për ecurinë e çështjes kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë) ***Transmetim “live” në Faqen e Facebookut.

19:00
Zhvillohet derbi i kryeqytetit në pingpong ndërmjet KPP “PRiPING” dhe KPP “Prishtina”, në kuadër të xhiros 4, në Superligën e Kosovës. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë)./Gazeta Sinjali/