image Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Kosovë

Ngjarjet e ditës/ Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

news image

Mbahet konferenca Vetëqeverisja lokale në Kosovë – 20 vjet. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 09:00)

Mbahet konferenca ndërkombëtare “30 vjetori i rënies së komunizmit”. (Hotel “Sirius”, ora 09:00)

Organizohet ceremonia që synon mbështetjen e fëmijërisë së hershme në arsimin e lartë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptias. (Shtëpia e Evropës, ora 09:30)

Mbahet konferenca “E ardhmja e arsimit për të rritur në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLSP) mban konferencë me temë “VETINGU: Mënyra e vetme për të siguruar pavarësinë e plotë të sistemit të drejtësisë në Kosovë”. (Qendra e Konferencave “Orion”, ora 11:00)

UNDP, BE, dhe OHI lansojnë aplikacionin mobil “Janjeva Ecë”. (Restaurant “2000” në Janjevë, ora 11:00)

Mbahet konferenca për transicionin pas luftërave në ish-Jugosllavi dhe kërkimi i drejtësisë. (RIT Kosovo (A.U.K.), ora 13:00)

“Marrakli t’kerreve” proteston kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për rritjen e çmimit për sigurim të veturave. (Rruga “Luan Haradinaj”, pranë BQK-së, ora 13:00)

Mbahet diskutimi në lidhje me “Klinikat jurdike me raste reale”. (Fakulteti Juridik, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 14:00)/Gazeta Sinjali/