image Çka do të ndodhë sot ë vendin tonë?

Kosovë

Kosovë/ Çka do të ndodhë sot ë vendin tonë?

news image

Prokuroria Themelore e Pejës mban tryezën “Degradimi i pyjeve dhe mjedisit”. (Hotel “Dukagjini” në Pejë, ora 09:30)

Open Data Kosovo dhe OEK lansojnë platformën “The Future Workplace”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Shënohet 40 vjetori i themelimit të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe i Sportit dhe mbahet Konferenca e dytë shkencore për Edukim fizik, sport dhe shëndet. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj vendos kurora me lule te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

Bëhet ndarja e shpërblimeve për garën “Shkolla ideale”. (Muzeu Kombëtar në Prishtinë, ora 10:00)

Organizatat Joqeveritare AVOKO, EC Ma Ndryshe, ISDY, KDI, PRAK prezantojnë raportin e monitorimit të aktivitetit të provokimit “Ndërtimi i pishinës Olimpike në Prizren në vlerë 24 milionë euro”. (Zyra e KDI-së,  në Prizren, ora 11:00)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e pret në takim përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. (Kabineti i Presidentit, ora 13:30)

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në detyrë, Fatmir Matoshi takon kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi. (Bujanoc, ora 13:30)

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në detyrë, Fatmir Matoshi takon kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptar, Ragmi Mustafa. (Bujanoc, ora 14:30)

Feronikeli prezanton trajnerin e ri. (Stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ora 17:00)

Shoqata “Jezerci” dhe Komuna e Ferizajt promovojnë librin ”Mulla Hamit Guta” të autorit Isak Guta. (ShFMU “Skënderbeu” në Jezerc të Ferizajt, ora 17:00) / Gazeta Sinjali/