image Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Kosovë

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

news image

Ngjarjet e ditës së sotme

Në orën 10:00: Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne për shënimin e 31-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990. (Salla e seancave plenare)

Në orën 11:00: Agjencia kundër Korrupsionit organizon hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. (Objekti i AKK-së)

Në orën 12:00: Komuna e Prishtinës mban konferencë për medie, ku do të prezantojnë gjetjet kryesore nga dy hulumtimet e realizuara në lidhje me seroprevalencën e SARS-COV-2. Në këtë konferencë do të marrin pjesë Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti dhe Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë z. Bujar Gashi ( Në sallën e konferencave në Komunë)

Në orën 12:00: Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Fushë Kosovë mban konferencë për medie. (Zyra e Degës së PDK-së në Fushë Kosovë, Rruga “Dardania”)

Në orën 14:00: Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes Ndërkombëtare më Bankën Evropiane për Investime (BEI) për financimin e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)/Gazeta Sinjali/