image City mposhtet nga Leipzig, por kualifikohet si lider, PSG bindshëm triumfon fal Mbappes e Messit ndaj Brugge

Futboll

City mposhtet nga Leipzig, por kualifikohet si lider, PSG bindshëm triumfon fal Mbappes e Messit ndaj Brugge

news image

Ka përfunduar faza grupore në Grupin A me rezultate interesante, shkruan Sinjali Sport.

Manchester City luajti sa për prestigj ndaj RB Leipzig, por që u mposhtë me rezultat të ngushtë 2-1.

Szoboszlai dhe Silva i realizuan golat te vendasit, kurse Mahrez te City.

Citizens e kanë siguruar kualifikimin nga pozita e parë në grupin A me 12 pikë, kurse Leipzig me shtatë pikë gjendet e treta dhe kualifikohet nga pozita që dërgon në Europa League.

Në ndeshjen tjetër të grupit, PSG e mposhti bindshëm Clube Brugge me rezultat 4-1.

Mbappe dhe Messi me nga dy gola vulosën fitorën e francezëve, kurse Rits e realizoi golin e nderit për belgët.

“Parisienët” kanë siguruar kualifikimin nga pozita e dytë me 11 pikë.

Ndërsa, Club Brugge renditët e fundit në tabelë me katër pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/