Manchester City ka filluar të mendojë zëvendësuesit e mundshëm të trajnerit Pep Guardiola, i cili mund të largohet në verë.
Kampioni anglez po përballet me një ndalim dy-vjeçar nga Liga e Kampionëve dhe një dënim prej 30 milionë eurosh.
Nëse ky dënim konfirmohet, kjo gjë mund të bëjë që Guardiola të largohet në fund të sezonit.
Sipas mediumit The Telegraph, drejtuesit e klubit nga Etihad tani kanë filluar të mendojnë për pasuesit e mundshëm të trajnerit katalunas nëse largohet.
Emrat më të përfolur për ta pasuar Guardiolan janë ish-trajneri i Tottenham Hotspurs, Mauricio Pochettino dhe trajneri aktual i Leicester Cityt, Brendan Rodgers.
Pochettino aktualisht është i disponueshëm dhe ka treguar se pëlqen të drejtoj përsëri në Ligën Premier, ndërsa Rodgers vështirë se largohet pas shkëlqimit te Leicester këtë sezon.
Në anën tjetër, Guardiola nëse vendos të largohet, destinacionet më të mundshmë për të janë Barcelona dhe Juventus