image Çitaku për Kurtin: Si është e mundur që refuzon takimin me Ramën, kurse Vuçiqin e takon pa kushte?

Politikë

Çitaku për Kurtin: Si është e mundur që refuzon takimin me Ramën, kurse Vuçiqin e takon pa kushte?

news image

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka komentuar refuzimin e kryeministrit Kurti për takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku tha se ky refuzim i Kurtit është një marrëzi, pasi në njërën anë Aleksandër Vuçiqin po e takon pa kushte, kurse Ramës po i vendosë kushte.

Sipas Çitakut, Kosova nuk është një lodër, duke e këshilluar kryeministrin që t’i lërë inatet e hatërmbetjet personale.

Postimi i plotë:

Si është e mundur që Kryeministri Kurti refuzon takimin me Kryeministrin e Shqipërisë?!!

Si është e mundur?! Kjo është marrëzi. Turp.

Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte.

Kryeministër, Kosova nuk është lodër. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale.

/GazetaSinjali/