Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të një video nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, duke e goditur opozitën.
Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se VV është në panik dhe s’iu ka mbetur ndonjë gjë përveç videove me propagandë e shpifje.
Sipas asaj, “ujë në mulli” të Vuçiqit po dërgon vetë Kurti, me qasjen e papërgjegjshme.
Ndër të tjerash, Çitaku ka bërë të ditur se ata janë të gatshëm për zgjedhje të reja.
Postimi i plotë:
VV është në panik!
S’ju ka mbetur tjetër përveç videove me propagandë, shpifje e thjeshtëzime banale.
Ujë në mulli të Vuçiçit po dërgon vetë Albin Kurti, me qasjen e tij avantureske e të papërgjegjëshme.
Interes i kujt, pos i Serbisë, është sanksionimi i Kosovës nga aleatët e armiqësimi ynë me gjithë botën?
Interes i kujt është pushtimi i mediave botërore me tituj që e përshkruajnë Kosovën si vatër krize, të polarizuar nga brenda e të izoluar nga jashtë?
Ndërkohë për zgjedhje të reja, jemi gati që sot. Mos u tutni.