image Çitaku e quan pazar politik kalimin e Graincës në VV: PDK të nisë procesin e reformave

Politikë

Çitaku e quan pazar politik kalimin e Graincës në VV: PDK të nisë procesin e reformave

news image

Vlora Çitaku ka reaguar pas kalimit të deputetes së PDK-së, Adelina Grainca në LVV, duke e cilësuar si veprim të ulët, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo gjithashtu iu bënë thirrje Partisë Demokratike të Kosovës që të marrë mësim dhe të nisë procesin e reformave.

“Me ndërru mendjen, qëndrimin dhe pozicionimin politik në demokraci është normale. Herë ndryshojnë rrethanat, e herë ndryshojmë vet. Ama, me ndryshu tabore politike brenda orës, pa asnjë arsye të artikuluar, është as më shumë e as më pak se mungesë elementare e vetëdijes politike. Është reduktim i politikës në pazar“, shkroi ajo.

Çitaku thotë se deputetja Grainca nuk kaloi në VV sepse donte që Kosova me çdo kusht të shmangte zgjedhjet e parakohshme, “sepse zonja Grainca hyri në sallë në rundin e dytë, dhe vota e sajë ishte e panevojshme; as pse kishte shprehur ndonjë paknaqësi ne grupin e sajë parlamentar lidhur me orientimet politike të PDK-së”.

Motivin e din më së miri ajo vet, por aman mos na e veshni oportunizmin politik me interes për Kosovën e sakrificë. Poashtu, shpresoj që Partia Demokratike e Kosovës të marrë mësim. Të nisë procesin e reformave. Opozita është gjithmonë e rëndësishme, e posaçërisht tani”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

/GazetaSinjali/