Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, nëpërmjet postimi në profilin e saj Facebook përsëri ka reaguar lidhur me raportimet për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
“Po e përsëris, pa një zor të madh nuk ngritet krejt kupola e shtetit me i dalë në mbrojtje Martin Berishajt”, ka shkruar Çitaku.
Nënkryetarja e PDK-së më tej ka shkruar se është e bindur se të shërbyerit si ambasador, është tema e fundit për të cilën preokupohet Martin Berishaj, e për të cilën mendon Albin Kurtit.