image Çitaku me kritika ndaj Qeverisë: Pa asnjë ide konkrete se si të ndihmohet qytetari i Kosovës, pa vizion

Politikë

Çitaku me kritika ndaj Qeverisë: Pa asnjë ide konkrete se si të ndihmohet qytetari i Kosovës, pa vizion

news image

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka kritikuar Qeverinë për mungesën e ambicies dhe guximit për të marrë vendime.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se Qeveria aktuale nuk ka asnjë ide konkrete se si të ndihmohet qytetari i Kosovës.

Ajo ndër të tjerash ka kritikuar Qeverinë edhe për mungesën e investimeve kapitale, duke e quajtur qeveri pa vizion.

Postimi i plotë:

Kjo klasë qeverisëse më së shumti definohet nga mungesa e ambicies dhe guximit për të marrë vendime.

Sillen si administratorë të dobët të taksave tona.

Pa asnjë ide konkrete se si të ndihmohet qytetari i Kosovës, si të ndihmohet sektori privat, si të luftohen barrierat në mënyrë që secili të ketë më shumë mundësi për ta realizuar potencialin e vet.

Pa investime kapitale.

Pa vizion.

/GazetaSinjali/