image Çitaku: Kurti për qëndrime të bashkërenduara me ShBA-në na etiketonte si tradhtarë e të shantazhuar

Politikë

Çitaku: Kurti për qëndrime të bashkërenduara me ShBA-në na etiketonte si tradhtarë e të shantazhuar

news image

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se po i vije mirë që më në fund kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po shprehë mirënjohje dhe respekt publik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Sinjali.

Çitaku ka deklaruar se PDK më herët për qëndrime të bashkërenduara me ShBA-të nga kryeministri janë etiketuar si tradhtar, të nënshtruar, e të shantazhuar.

“Por, këto qëndrime të kundërshtuara ashpër atëherë nga Z.Kurti, i kanë sjellë Kosovës lirinë (përmes Rambujesë), i kanë sjellë pavarësinë, (përmes procesit të Vienës), dhe i ka sjellë MSA-në (përmes dialogut në Bruksel)”, është shprehur ajo përmes një postimi në Facebook.

Tutje ajo ka kujtuar ku kryeministri Kurti ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për të denoncuar një shkëmbim letrash mes ish-kryeministrit Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

E mos të flasim për zhurmat e paarsyeshme të Z. Kurti lidhur me angazhimet e ish-Sekretares Albright në mbështetje të Kosovës. Këto të fundit i kanë të publikuara në fletushkat e VV-së”.

“Kryeministër, a jeni vendosur në linjë me SHBA-të, se dialogu me Serbinë për marrëveshje finale me njohje reciproke është çështje urgjente dhe se kërkon angazhim serioz edhe nga Kosova?”, ka pyetur ajo.

“Cili është qëndrimi juaj për marrëveshjen e Washingtonit (marrëveshje të cilën e mbështetë administrata Biden)?”, ka shkruar Çitaku tutje.

“Kryeministër, a e ke pasë gabim atëherë a tash?”.

/GazetaSinjali/