image Çitaku i reagon Aliut: Shtimja para 22 vitesh ka qenë e robëruar

Politikë

Çitaku i reagon Aliut: Shtimja para 22 vitesh ka qenë e robëruar

news image

Fituesi i zgjedhjeve në komunën e Shtimes, Qemajl Aliu, nga Vetëvendosje ka thënë se pas 22 vitesh, kjo komunë është përsëri është e lirë.

Më në fund pas 22 vitesh, Shtimja ime përsëri është e lirë. Urime Shtime, urime shtimjan. Zemra mal”, shkroi ai.

Pas këtij shkrimi ka reaguar Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës.

Jo kryetar. Shtimja para 22 vitesh ka qenë e robëruar. Naim Ismajli bashkë me shumë gra dhe burra kanë luftuar dhe e kanë çliruar Shtimen dhe mbarë Kosovën. Në Shtime ka ndodhur një rrotacion demokratik. Aq.”, ka shkruar Çitaku.

/GazetaSinjali/