image Çitaku e pyet Kurtin: Kryeministër, a është Kosova më mirë sot, apo para 1 viti?

Politikë

Çitaku e pyet Kurtin: Kryeministër, a është Kosova më mirë sot, apo para 1 viti?

news image

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj mosarritjes së marrëveshjes për targat ndërmjet kryeministrit të vendit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar kryeministri e ka për detyrë ta mbrojë Republikën dhe t’i fuqizojë aleancat, e jo t’i cënojë ato.

“Secila e arritur deri më sot, nga çlirimi deri tek pavarësia e shtetndërtimi, e ka vulën e luftës sonë dhe mbështetjes ndërkombëtare. Kosova ka shënuar fitore kur është koordinuar me aleatët tanë”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, nuk është vazalitet e as nënshtrim koordinimi me SHBA-të dhe BE-në, në fakt është vlerë.

“Situata është shumë serioze. Kryeministër a ke plan? Si do të veprojmë nesër? A është Kosova më mirë sot, apo para 1 viti?”, ka përfunduar Çitaku.

Secila e arritur deri më sot, nga çlirimi deri tek pavarësia e shtetndërtimi, e ka vulën e luftës sonë dhe mbështetjes…

Posted by Vlora Çitaku on Monday, November 21, 2022

/GazetaSinjali/