image Çitaku - Bislimit: SHBA dhe BE e dinë kush është Serbia, nuk kanë nevojë për medimet e tua mediokre

Politikë

Çitaku – Bislimit: SHBA dhe BE e dinë kush është Serbia, nuk kanë nevojë për medimet e tua mediokre

news image

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ashpër pas deklaratës së zv/kryeministrit Besnik Bislimi, të cilën e ka konsideruar thellësisht të papranueshme, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo tha se në vend se Bislimi të falenderojë aleatët që siguruan lirimin e policëve të rrëmbyer, etiketoi të gjitha vendet e rajonit si jodemokratike, dhe aleatët tanë si të pa aftë për të lexuar drejtë veprimet e Serbisë.

Çitaku i tha Bislimit se SHBA dhe BE e dinë mirë se kush është Serbia, dhe të njëjtat nuk kanë nevojë për leksione mediokre.

“ZVKM, SHBA-të dhe BE nuk kanë nevojë për leksione (dhe atë mediokre) nga askush për tua sqaruar kush është Serbia. E dinë fare mirë. Kanë shërbime intelegjente shumë më të avancuara e të sofistikuara se ne. Ndërkohë, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë tanë. Që të trija anëtare të NATO-s, dhe vende kandidate me negociata të hapura për antarësim në BE”, u shpreh ajo.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike ndër tjera shtoi se “doza e ironisë shumëfishohet kur këto deklarata vijnë nga një eksponent i lartë i një qeverie e cila u ka shpallur luftë mediave, sindikatave, bizneseve, dhe secilit që nuk mendon si ata”.

Këtu mund ta gjeni deklaratën e plotë të Bislimit, të cilës i reagoi Çitaku: KLIKO

/GazetaSinjali/