image Çitaku: Audienca e Kosovës në dialogun Kosovë - Serbi nuk është Vuçiqi, por Washingtoni

Kosovë

Çitaku: Audienca e Kosovës në dialogun Kosovë – Serbi nuk është Vuçiqi, por Washingtoni

news image

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka thënë se audienca e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi nuk është Aleksandër Vuçiqi, por Washingtoni, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, Çitaku ka thënë se Kosova duhet të bindë Washingtonin që është serioze dhe e përgatitur.

“Serbia edhe mund të mos pajtohet me marrëveshjen përfundimtare me njohjen reciproke në qendër. Tek e funidt, nuk janë pajtuar as në Rambuje (marrëveshje e cila na e solli lirinë) e as ne Vienë (marrëveshje e cilana e solli pavarsinë). Audienca jonë janë Washingtoni dhe Brukseli. Ata duhet t’i bindim se jemi serioz dhe të pregaditur. Ata mbajnë çelësin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe NATO.”, ka shkruar ajo.

/Gazeta Sinjali/