Si të mësoni kur është koha e fundit të bëni pastrimin në frigorifer. Sa gjatë bën të qëndrojë ushqimi në frigorifer para se ta konsiderojmë të “pangrënshëm”?
Madje edhe kur nuk e ndryshojnë aromën dhe ngjyrën, disa artikuj nuk duhet të hahen pas një kohe të caktuar, transmeton Telegrafi.
Si të mësoni kur është koha e fundit që të bëni pastrimin në frigorifer dhe çfarë është e dëshirueshme të hani vetëm sot?
Nëse temperatura në frigoriferin tuaj është 4 gradë celsius apo më pak, qe cili është afati i qëndrueshmërisë së artikujve.
Sallatat – sallatat nga vezët, mishi i pulës, proshuta, mishi i tonit dhe makaronat – mbani 3 deri në 5 ditë.
Salsiçet – paketimin e hapur – mbani 1 javë.
Salsiçet – paketimi i mbyllur – mbani 2 javë.
Mishin – paketimin e hapur apo të bluar – mbani 3 deri 5 ditë.
Mishin – paketimi i mbyllur – mbani 2 javë.
Proshuta e freskët – mbani 7 ditë.
Suxhuku i freskët nga mishi i pulës, gjeldetit, mishit të derrit apo mishit të lopës – mbani 1 deri 2 ditë.
Qofteret dhe mishin tjetër të bluar (të lopës, të gjeldetit, të viçit, të derrit, të qengjit dhe përzierjet e tyre) – mbani 1 deri në 2 ditë.
Mishi i lopës i freskët apo i pjekur, mishi i viçit, i qengjit – mbani 3 deri në 5 ditë.
Mishi i freskët i pulës apo i gjeldetit në copa – mbani 1 deri në 2 ditë.
Copat e freskëta të mishit të pulës dhe gjeldetit – mbani 1 deri në 2 ditë.
Çorbën dhe supat – me perime dhe mish – mbani 3 deri në 4 ditë.
Mishin e zier – mbani 3 deri në 4 ditë.
Copat e mishit të pulës të ziera shpejt – mbani 3 deri në 4 ditë.
Picat – mbani 3 deri 4 ditë.
Kur është fjala për mbetjet e ushqimit, përmbajuni rregullave shtatëditore – ushqimin lehtë të prishur hidheni pas shtatë ditësh./Gazeta Sinjali/