Partia Demokratike e Kosovës pritet t’i ketë dy deputetë të rinj në grupin e saj parlamentar.
Kjo pasi kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka arritur t’i fitojë zgjedhjet pa balotazh në këtë komunë.
Ndërsa, njëjtë edhe kandidati tjetër i këtij subjekti, Fadil Nura ka arritur t’i fitojë zgjedhjet pa balotazh në Skenderaj.
Vendin e tyre pritet ta zënë, Rashit Qalaj, ish-drejtori i Policisë së Kosovës, dhe Isak Ibrahimi./GazetaSinjali/