image Cilat komuna shkojnë në balotazh?

Cilat komuna shkojnë në balotazh?

news image

Në 17 komuna janë shënuar fitore të partive dhe 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Sipas të dhënave nga KQZ në Prishtinë gara për balotazh do të jetë mes Arben Vitisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Garë në balotazh do të ketë edhe në Podujevë, ku momentalisht është duke prirë kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni ndërsa i dyti është Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në dy komuna që konsideroheshin bastione të LDK-së, Fushë Kosova dhe Gjilani, do të jenë në garë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në Fushë Kosovë, Burim Berisha do të ketë përballë në balotazh Enver Bajçincën e VV-së ndërsa Alban Hyseni i prin garës në Gjilan ndaj Lutfi Hazirit.

Balotazh LVV-LDK do të ketë edhe në qytetin e Vitisë.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur ta fitojë Prizrenin pa balotazh. Në garën e balotazhit, VV-ja do ta ketë përballë Shaqir Totajn dhe Partinë Demokratike të Kosovës.

LDK-ja do të jetë në balotazh edhe në komunën e Junikut, ku në garë do të jetë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

NISMA Socialdemokrate nuk ka arritur ta fitojë atë që njihej si bastion i saj, Malishevën. Në këtë komunë, NISMA do të jetë në garë me Partinë Demokratike e Kosovës.

Qëndron Kastrati i Partisë Socialdemokrate do ta ketë përballë ish partinë e tij, Vetëvendosjen në garën për balotazh në Kamenicë.

Balotazh do të ketë edhe në Obiliq (IQO-LVV), Viti (LDK-LVV), Kaçanik (PDK-LVV), Shtime (PDK-LVV), Rahovec (AAK-LVV), Gjakovë (AAK-LVV), Dragash (PDK-LDK), Istog (LDK-AAK), Vushtrri (PDK-LDK), Drenas (PDK-DD) dhe Kllokot (Lista Serbe-GI SNS) .

Në këtë link, ku mund të gjeni në kohë reale rezultatet nëpër secilën komunë.

/Gazeta Sinjali/