Një çiklist është goditur nga një veturë sot rreth orës 20:30 në fshatin Dumnicë e Ulët të Vushtrrisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Si pasojë e aksidentit çiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Sinjalin, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka njoftuar se i lënduari është i moshës madhore.
“Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Dumicë e Ulët të Vushtrrisë, është shkaktuar aksident trafiku ndërmjet një veture me targa vendore dhe një biçiklisti si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar biçiklisti i moshës madhore i cili është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë. Njësia e trafikut për hetimin e aksidentit ndodhet në vendngjarje”, ka thënë ai për Sinjalin. /Gazeta Sinjali/