image “Çika Shqiptarisë”, kënga e re e Shpat Kasapit, Anxhelo Kocit dhe Ergys Shahut

Muzikë

Muzikë/ “Çika Shqiptarisë”, kënga e re e Shpat Kasapit, Anxhelo Kocit dhe Ergys Shahut

news image

Këngëtarët e njohur shqiptarë Shpat Kasapi, Anxhelo Koci dhe Ergys Shahu, e kanë publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Çika e Shqiptarisë” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip, transmeton Gazeta Sinjali.

Tekstin e kanë shkruar Anxhelo së bashku me Ergysin, ndërsa për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Natti Daja.

Kënga është publikuar në YouTube dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku./Gazeta Sinjali/