Këngëtarët e njohur shqiptarë Shpat Kasapi, Anxhelo Koci dhe Ergys Shahu, e kanë publikuar projektin më të ri muzikor.
Kënga titullohet “Çika e Shqiptarisë” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip, transmeton Gazeta Sinjali.
Tekstin e kanë shkruar Anxhelo së bashku me Ergysin, ndërsa për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Natti Daja.
Kënga është publikuar në YouTube dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku./Gazeta Sinjali/