image Çifti nga Vitia përfundojnë në Polici, gruaja denoncon bashkëshortin për dhunë në familje

Siguri

Çifti nga Vitia përfundojnë në Polici, gruaja denoncon bashkëshortin për dhunë në familje

news image

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Kjo pasi që përditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë të cilat përjetojnë dhunë në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Në stacion policor kanë përfunduar mbrëmë edhe një çift nga Fshati i Ri në Viti, pasi burri dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjithçka dyshohet të ketë ndodhur pas një fjalosjeje mes çiftit, e cila ka eskaluar në dhunë fizike për gruan. 49-vjeçari dyshohet se ka goditur me grushte bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/